Taravari kërkon ndryshim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse të ndryshohen të gjithë. Kjo kërkesë vjen nga kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, sipas të cilit ky komision ka rënë në grackën e politikës dhe është larguar nga profesionalizimi. Ai tha se komisioni nuk duhej të lejonte shfuqizimin e menjëhershëm të masave reskriktive, pasi ka qenë ende herët, të cilën gjë e argumenton me rritjen e numrit të të infektuarve të rinjë me Covid 19 në vendin tonë. Ky presion, sipas tij, ka ardhur pasi pushteti dëshiron mbajtjen e zgjedhjeve sa më parë.

Duke bërë krahasim me vendet e rajonit, Taravari tha se vendi ynë ka numrin më të lartë të vdekjeve nga virusi i ri. Sipas tij, kjo ka ardhur për shkak të diagostikimt të vonshëm të rasteve.

Ai u bëri thirrje Ministrisë së shëndetësisë dhe asaj për punë të brendshme të fillojnë me fushatë të menjëhershme sensibilizuese të qytetarëve dhe të ketë sanksionim pa dallime për ata që nuk I respektojnë masat dhe protokollet.

Nëse nuk merren me kohë masat e duhura, Taravari thotë se kjo do të ndikojë edhe më shumë jo vetëm në shëndetin e qytetarëve por edhe mbi ekonominë e brishtë të vendit tonë, ku për pasojë edhe mërgimtarët të cilët e gjallërojnë ekonominë tonë, nuk do të mund të vijnë verës për pushime në vendlindje.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share