Prej sot fillon regjistrimi i filloristëve në Gostivar

Kur festohet botërisht Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve – 1 Qershori, nëpër shkollat e vendit, ka filluar dhe afati për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë. Filloristët që do të ulën për herë të parë në bankat shkollore, ishin shoqëruar nga prindërit e tyre të cilët në kushte pandemie, përveç dokumentacionit përkatës respektonin dhe rekomandimet për mbrojtje nga virusi korona. Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Gostivar, Shpresa Useini u shpreh se janë bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme që procesi i regjistrimit të fëmijëve në klasa të para të vijoi sipas planit, pavarësisht situatës me pandeminë.

Useini sqaroi se janë vendosur afishe informative në objektet shkollore, si paralajmërim ndaj prindërve dhe fëmijëve për respektim të rekomandimeve shëndetësore.

Se sa fëmijë do të ketë filloristë në vitin shkollor 2020-2021, Useini deklaroi se presin interesim të lartë, pasi në këtë shkollë pritet të formohen gjithsejt dhjetë paralele.

E pyetur se a do të filloj nga shtatori mësimi nëpër shkolla dhe nxënësit ti kthehen normalitetit, Useini u shpreh se ambienti shkollor nuk ka zavëndësim prandaj uroi që shtatori ti gjej nxënësit nëpër vendet e tyre në banka.

Kujtojmë se dorëzimi i aplikacioneve për regjistrim të fëmijëve në klasë të parë i cili filloi nga dita e sotme, do të zgjas deri më 30 qershor.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share