Edhe një rast i ri me Covid 19 në Gostivar

Testimet e fundit mbi Covid 19 në tre komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë, tregojnë edhe për një të infektuar të ri. Bëhet fjalë për një banorë të fshatit Dobërdoll të Komunës së Vrapçishtit. Në këtë komunë tani ka 5 raste aktive. Në Gostivar javën e kaluar, pas skriningut në çerdhe u zbulua rast i ri dhe deri më sot ka dy persona pozitiv me Covid 19. Të premten e javës së kaluar, një grua e moshuar nga fshati Toplicë, e cila u pranua në Repartin e Urgjencës, e cila paraprakisht kishte rezultuar pozitiv nga virusi korona, nuk arriti të mbijetojë. Në Mavrovë-Rostushë, nuk ka asnjë rast aktiv. Këto të dhëna i bëri të ditura njeriu i parë i shtabit ndërkomunal të emergjencave dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë një brifingu me gazetarë.

Taravari tha se duhet të mësohemi me këtë situatë, pasi sipas tije dhe pas zbulimit të një vanksine për Covid 19, do të ketë infektime dhe vdekje nga kjo sëmundje.

Ai tha se situata e fundit me Covdi 19 në vendin tonë, paralajmëron se pa kaluar piku i parë, fillon piku i dytë. Për këtë situatë, ai tha se nuk është faji te shqiptarët dhe xhamitë, por te inistitucionet të cilët masat restriktive i larguan menjëherë.

Ndryshe, gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të policisë, për 87 persona në Gostivar janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për mosmbajtje të maskave mbrojtëse. Në bashkveprim me Inspektoratin shtetrorë të tregut janë kontrolluar gjithsej 60 objekte hotelerike në Gostivar, prej ku janë konstatuar parregullsi te tre objekte të caktuara lidhur me mosrespektimin e vendimit të qëveris dhe protokolleve. Gjatë kësaj periudhe 7 persona të rij në Gostivar janë evidentuar në vet-izolim, gjithashtu është kryer kontrol ndaj 40 persona tjerë që janë në vet-izolim.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share