Përfundon asfaltimi i rrugës që lidhë Çajlën, Forinën dhe Çegranin

Sot ka përfunduar asfaltimi i rrugës e cila lidhë tre fshatrat e komunës së Gostivarit, Çajle, Forinë dhe Çegran. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike ”Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti, rruga që lidhë këto tre fshatra është në gjatësi prej tre kilometrash dhe gjerësi gjashtë metra. Njëherësh sipas Memetit kjo rrugë lidhë mes vete edhe Komunën e Gostivarit me atë të Bërvenicës.

“Sot përfundojmë me asfaltimin e rrugës rajonale në komunën e Gostivarit me të cilën lidhen tre fshatrat e kësaj komune, Çajle, Forinë dhe Çegran, kjo rrugë është tre kilometra me gjerësi gjashtë metra. Vlenë të theksohet se kjo rrugë lidh edhe dy komuna, atë të Gostivarit dhe Bërvenicës” u shpreh Mehmeti.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share