Gostivar:7 raste të reja të vetëizolimit

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (31 maj /01 qershor), pjestarët e policisë në Gostivar, sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, nuk kanë evidentuar persona të rinj në izolim,kurse me vendime nga Inspektorati shtetërorë sanitar dhe shëndetësorë janë kontrolluar 25 persona. Kurse gjatë kësaj periudhe 7 persona të rinj janë evidentuar në vet-izolim, gjithashtu është kryer kontrol ndaj 40 persona tjerë që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 87 personave janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të neni 6 nga rregullorja e posaçme e qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Në bashkveprim me Inspektoratin shtetrorë të tregut janë kontrolluar gjithsej 60 objekte hotelerike ,ku në 3 objekte janë konstatuar parregullësi të caktuara lidhur me mosrespektimin e vendimit të qëverisë dhe protokolit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share