Sulmohet efektivi i policisë gjatë kontrollit rutinorë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

Mbrëmë (29-maj) rreth orës 03 e 15 minuta, deri sa kanë qenë duke kryer detyrën zyrtare në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, pjestarët e policisë nga Sektori i punëve të brendshme Tetovë- DPB Gostivar, e kanë ndaluar për kontroll veturën ,,Folkcvagen Golf” me targa nacionale të Republikës së Kosovës, të cilën e ka drejtuar 28-vjeçari A.A. nga Llakavica e Gostivarit kurse si bashkudhëtarë kanë qenë 31-vjeçari I.A. nga i njëjti fshat dhe 36-vjeçari B.D. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës.

Pas kontrollit të kryer, vetura është larguar dhe për një kohë të shkurtë është kthyer prap, me ç’rast personi A.A. ka tentuar që me pjesën e përparme të veturës ta aksidentoj njërin nga pjestarët e policisë, kurse më pas personi B.D. ka tentuar që ti sulmoj edhe fizikisht.

A.A. dhe B.D. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share