35 banorë të Gostivarit dënohen për mos mbajtjen e maskës

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, pjestarët e policisë, sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë,gjatë kësaj periudhe kan evidentuar 2 persona të rinj në Gostivar të cilët janë në izolim me vendime nga Inspektorati shtetërorë sanitar dhe shëndetësorë si dhe janë kontrolluar 31 personat që janë në izolim,kurse 5 persona të rinj janë evidentuar në vet-izolim si dhe është kryer kontrol ndaj 10 personave tjerë që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 35 personave janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të neni 6 nga rregullorja e posaçme e qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share