Nga 1 Qershori fillon regjistrimi i nxënësve filloristë nëpër shkolla

Nga data 1 Qershor nëpër të gjitha shkollat fillore të vendit është paralajmëruar regjistrimi nxënësve në vitin e ri shkollor, dhe për këtë kanë filluar dhe parapërgaditjet e nevojshme për mbajtjen e një procesi të tillë në kohë pandemie. Me dokumentet e nevojshme për regjistrim por me disa kushte të reja preventive ndaj koronavirusit, prindërit mund ti regjistrojnë fëmijet e tyre në klasë të parë nëpër të gjitha shkollat e vendit. Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Gostivar, Shpresa Useini thotë se edhe pse regjistrimi u shtye për një periudhe si shkak i situatës aktuale, janë bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për pritjen e filloristëve të rinjë.

Useini sqaron dhe dokumentet e nevojshme që duhet ti kenë fëmijët për regjistrim në klasë të parë.

Përgjegjësja për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtarë se se nxënës pritet të ulen për herë të parë në bankat shkollore, por të njejtat do të bëhen publike së shpejti.

Ndryshe, regjistrimi i nxënësve filloriste nëpër shkolla ishte planifikuar të realizohet në fillim të muajit maj, por përshkak të kushteve me pandeminë Covid 19, procesi u shty per një muaj. I njejti fillon me datë 1 Qershor dhe do të zgjas deri më datë 30 të të njejtit muaj.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share