Në Gostivar nuk regjistrohet shkelje e orës policore

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme, që ka të bëj me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në Gostivar,nuk ka pasur shkelje të urdhërit për lëvizje të kufizuar.

Pjestarët e policisë, sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe kanë evidentuar 7 persona të rinj, të cilët janë në izolim, me vendime nga Inspektorati shtetërorë sanitar dhe shëndetësorë dhe janë kontrolluar 23 të izoluarit, kurse 3 persona të rinj janë evidentuar në vet-izolim, si dhe është kryer kontrol ndaj 7 personave tjerë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 23 personave është ngritur procedurë për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share