Gostivar:3 persona shkelin orën policore

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (25/26-maj) që ka të bëj me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në Gostivar 3 persona nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe nuk kanë evidentuar persona të rinj të cilët janë në izolim me vendime nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësorë kurse momentalisht në izolim gjenden 17 persona.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share