Muftinia e BFI – Gostivar shpalos agjendën për faljen e namazit të Fitër Bajramit

Muftinia e BFI – Gostivar, duke u bazuar në qëndrimin e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, për faljen e namazit të Fitër Bajramit, nesër (e diel – 24 maj 2020) me fillim në ora 05:15 minuta, do të mbajë Manifestimin Qendror në territorin e Muftinisë së Gostivarit për Festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Sahatit në Gostivar. Ky manifestim do të jetë me sa vijon: 1. Lexim nga Kur’ani Famëlartë; 2. Përcjellja e mesazhit të Fitër Bajramit në tri gjuhë; 3. Falja e Namazit të Fitër Bajramit 4. Mbajtja e Hutbes së Fitër Bajramit 5. Lexim nga Kur’ani Famëlartë 5. Duaja e Fitër Bajramit.

I informojmë të gjithë besimtarët islam, ashtu sikur në namazet e ditës si dhe në namazin e xhumave, të njëjtat rekomandime do të vlejnë edhe për ditën e Fitër Bajramit, edhe atë: – Mbajtja e maskave, – Mbajtja e sexhades personale, – Dezinfektimi i duarve, – Respektimi i distancës sociale, – Dezinfektimi xhamisë. – Kohëzgjatja vlen deri në ora 11:00

Apel: Namazin e sabahut e falni nëpër shtëpitë e juaja për shkak të orës policore. Maksimalisht t’ju përmbaheni të gjitha rekomandimeve të BFI dhe MSH për tejkalimin e pandemisë Covid 19. Në fund ju dëshirojmë një atmosferë të këndshme Bajrami, me lutje tek i Madhi Zot, të na ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha adhurimet tona gjatë Muajit të Bekuar Ramazan.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share