Përse nuk duhet të përdorni antibakterialët brenda makinës?

Larja e duarve me ujë dhe sapun është këshilla më e mirë që japin ekspertët për të hequr papastërtitë dhe mikrobet, sidomos gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Përpos larjes së duarve, njerëzit janë këshilluar që të mbajnë me vete xhel antibakterial. Por ekspertët thonë se pastrimin e duarve me antibakterial mund ta bëni në çdo mjedis, vetëm jo brenda makinës. Dhe për këtë ka një arsye të thjeshtë.

Ata thonë se brenda kabinës së automjetit temperaturat janë shumë të larta dhe kjo bën që alkooli të avullojë. Në këtë mënyrë, produkti humbet funksionalitetin dhe nuk do të jetë në gjendje të eliminojë bakteret. Produktet antibakteriale, sidomos ato me përqindje të lartë alkooli, mund të shkaktojnë edhe irritime në lëkurë, prandaj rekomandohet që të bëhet kujdes me sasinë e përdorimit.

Sipas ekspertëve, një tjetër arsye që duhet shmangur përdorimi i tyre brenda automjetit ka të bëjë me faktin që antibakterialët përbëjnë një rrezik dhe mund të dëmtojnë automjetin tuaj nëse rrjedhin. Inxhinierët e automjeteve Ford kanë bërë kërkime në këtë aspekt dhe kanë dalë në përfundimin se antibakterialët me përbërje të lartë alkooli mund të dëmtojnë sipërfaqet e brendshme të makinës.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share