Dita kombëtare e vllahëve

Vllahët në vend sot e shënojnë festën e tyre kombëtare 23 Majin, e cila me Ligjin për festa nga viti 2007 është edhe festë shtetërore dhe ditë jo pune për pjesëtarët e komunitetit vllah.

Me vendim të Ligës së vllahëve dhe shoqatave tjera t[ vllahëve, në vitin 1991 kjo ditë është shpallur për Ditë kombëtare e vllahëve nga tërë bota.

Më 23 maj të vitit 1905, me dokument të veçantë (Irade) të sulltanit Abdul Hamidi i Dytë, populli vllah u njoh si popull i veçantë me të drejtë të adhurimit të gjuhës vllahe, të drejtë të arsimit në gjuhën amë në shkollat e tyre, me të drejtë që të përzgjedhin mufti, ashtu siç imponojnë ligjet e Perandorisë osmane.

Me rastin e kësaj dite,Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 23 Majit, Ditës kombëtare të vllehëve, i ka uruar pjesëtarëve e komunitetit vlleh në vend.

“E kam nderin t’ua uroj 23 Majin, Ditën kombëtare të vllehëve. Në këtë ditë në vitin 1905 sulltani Abdul Hamidi i Dytë e ka dhënë dekretin me të cilin në kuadër të Perandorisë Osmane janë njohur të drejtat kombëtare të vllehëve dhe u mundësua hapja e shkollave në gjuhën vllehe si hap i rëndësishëm ndaj ruajtjes së pavarësisë së tyre etnike dhe kulturore. Pas 115 viteve nga ky akt, pjesëtarët e komunitetit vlleh, pikërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e realizojnë të drejtën e organizimit qytetar dhe politik, i gëzojnë të gjitha të drejtat si komunitetet tjera etnike me çka e përforcojnë identitetin e tyre etnik, gjuhësor dhe kulturor. Vendi ynë me të drejtë mund të krenohet me kontributin e pjesëtarëve të komunitetit vlleh në vijimet shoqërore dhe në të gjitha segmentet e jetesës së përditshme. Shoqëria jonë multietnike dhe multikulturore nuk është vetëm rezultat i përcaktimeve ligjore, standardeve dhe praktikave. Ky është reflektim i mirëkuptimit të ndërsjellë, unitetit dhe respektit të të gjithë qytetarëve”, theksohet në urimin e presidentit Pendarovski.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share