Ora policore, nga ora 11 të dielen deri të martën në ora 5

Kryeministri teknik Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se këtë fundjavë ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar prej të dielës në orën 11:00 deri të martën në orën 5:00.

“Duke e ndjekur situatën momentale epidemiologjike me Kovid-19, si dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në mbledhjen e sotme të qeverisë sollëm vendim për restrikcione të rritura të lëvizjes së qytetarëve gjatë kësaj fundjave festive”, theksoi Spasovski.

Ai theksoi se të shtunën, më 23 maj, ndalesa e lëvizjes mbetet e njëjtë si edhe për të gjitha ditët tjera, prej orës 19:00 deri në orën 5:00 në mëngjes.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share