Viena do ti vë në përdorim autobusët pa vozitës

Autobusët pa shoferë do të qarkullojnë nëpër Vienë në vitin 2019, kumtuan sot përfaqësuesit e kryeqytetit të Austrisë.Këtë projekt to ta financojë ministria e trafikut e Austrisë, dhe qëllimi është që linja e autobusëve me autobusë pa vozitës të filloj të funksionojë në kushtet reale, me stacione të autobusëve, orar të qarkullimit edhe me udhëtarë të vërtet, përcjellë gazeta metro.

Projekti fillon këtë verë, dhe është planifikuar që linja e tillë e parë të filloj të qarkullojë në lagjen e Vienës Aspern.

Siç pretendohet në kumtesë, tanimë është në zhvillim testimi i minibusëve “Navya Arma” me motor elektrik.

“Jemi duke zhvilluar zgjidhjen për bashkëveprimin e sigurt të udhëtarëve dhe autobusëve. Dëshirojmë ta “mësojmë” autobusin se si ti njeh personat dhe objektet”, ka thënë Wolfgang Ponweiser nga Instituti teknologjik i Austrisë.

Në këtë projekt do të merr pjesë ndërmarrja vjeneze e trafikut “Wiener Linien”, Instituti teknologjik i Austrisë “AIT” (Austrian Institute of Technology), Këshilli drejtues i fondacionit për siguri në trafik “KFV” (Kuratorium fur Verkehrssicherheit), Organizata për kontroll të kualiteteve “TUV Austria”, Siemens AG Oesterreich dhe prodhuesi francez i autobusëve “Navya”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share