Në Gostivar,15 kundërvajtje për personat që nuk kishin maska mbrojtëse

Nga SPB Tetovë njoftojnë se janë ngritur 15 kundërvajtje ndaj personave që nuk kanë poseduar maska mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

” Është ngritur procedurë për kundërvajtje për  ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, ndaj 15 personave në Gostivar”, thonë nga SPB Tetovë.

Gjithashtu nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (21/22-maj) që ka të bëj me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në Gostivar 3 persona,nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu me vendime nga Inspektorati shtetërorë sanitar dhe shëndetësorë kanë kontrolluar 1 person në qytetin tonë që është në izolim.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share