Realizimi i buxhetit të Komunës së Gostivarit deri në kuartalin e parë, është 22.7 për qind

Këshilli komunal i Gostivarit seancën e 24 e ka zhvilluar në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë nga Covid 19. Propozim konkluzioni për miratimin e raportit të kuartalit të parë për realizimin e buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2020, ishte pika e parë e rendit të ditës dhe e njejta kalojë pa debat dhe me shumicë votash.

Nga Sektori për Financa dhe Buxhet sqarojnë se realizimi i buxhetit të Komunës së Gostivarit në kuartalin e parë është 22,7 për qind, në nivele të mesatares nga vitet e kaluara. Te buxheti themelor të hyrat kanë realizim prej 20,9 për qind, dotacionet 25,2 për qind dhe donacionet 6,5 për qind. Te kreditë nuk ka pasur realizime. Shpenzimet kanë reailzim prej 22,4 për qind. Nga Sketori për Financa dhe Buxhet presin realizim më të dobët në kuartalet e ardhshme me reailizim e buxhetit për shkak të virusit korona.

Këshilltarët i dhanë dritë jeshile edhe propozim vendimit për blerjen e një automjeti për mirëmbajtjen e higjienës publike për nevojat e Komunës së Gostivarit dhe Ndërmarrjes Publike “Komunalec”. Kryetari i Komisionit për financa dhe zhvillim ekonomik lokal, njëherit këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Lloran Stasheski tha se ky automjet do të shërben për dezinfektim dhe se bëhet fjalë për grant.

“U bisedua në Komisionin për Financa ku u sqarua se bëhet fjalë për një traktor i cili i nevojitet ndërmarrje publike “Komunalec”, me të cilin do të bëhet dezinfektimi i rrugëve, objekteve e kështu me radhë i cili do të jetë edhe me pjesë shtesë”.

Këshilltarët votuan pro edhe mbi Propozim-Vendimin legalizimin e Mektebit te Xhamia e Lajthis nga Gostivar. Ndryshe, në këtë seancë e cila u zhvillua në mënyrë virtual morën pjesë 29 nga gjithsej 31 këshilltar.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share