Një polic nga Gostivari del pozitiv për Covid 19

Për mbi tre javë pa asnjë rast të ri të evidentuar, sot shënohet rast i ri me Covid 19 pozitiv në Gostivar. Bëhet fjalë për një punonjës policor, i cili mendohet të jetë infektuar nga një kolegë i tij nga Ohri, me të cilin ka pasur kontakt së fundmi, kurse edhe ai ka dalë pozitiv me koronavirus.

Jakup Jakupi, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, tha se pacienti është vendosur në vetë-izolim dhe mjekimin do ta vazhdojnë në kushte shtëpiake pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabile.

Deri më tani në rajonin e Gostivarit janë realizuar mbi 250 teste për Covid 19, prej ku 21 persona kanë rezultuar pozitiv, katër janë aktiv, duke llogaritur edhe rastin e fundit me punonjësin e policisë së Gostivarit.

Në Komunën e Vrapçishtit poashtu ka një rast aktiv, ndërsa i infektuari me profesion është mjek. Në komunën më të vogël të Mavrovë-Rostushë ka dy rase aktive, një punonjës të ndërmarrjes publike të kësaj komune dhe një punonjës i transportit publik.

Nga ky virus në rajonin më të gjerë të Gostivarit, jetën e kanë humbur dy persona.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share