Vetëm një banor i Gostivarit nuk e ka respektuar orën policore

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (19/20-maj) që ka të bëj me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 1 person (GV-1), nuk e ka respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast i njëjti është privuar nga liria dhe ndaj tij do të përgaditet parashtresa adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu në Gostivar kanë kontrolluar 1 person në izolim, kurse deklaratë për vet-izolim nuk ka pasur të nënshkruar, por është kryer kontroll ndaj 74 personave në vet-izolim.

Gjithashtu, prej kur ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, ndaj 311 personave janë ndërmarrë masa, gjegjësishtë vetëm në 24 orët e kaluara ka patur 3 masa për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share