Në Dobërdoll regjistrohet një rast infektimi me Covid-19

Në rajonin e Gostivarit gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar rast i ri me koronavirus. Bëhet fjalë për një banorë nga fshati Dobërdoll i cili ka dalë pozitiv, gjendja shëndetësore e të ciliti paraqitet stabile. Në total numri i të infektuarve nga fillimi i virusit korona në rajonin e Gostivarit ka mbëri në 20. Informatën e bëri të ditur drejtuesi i shtabit nërkomunal të emergjencës, njëherit kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ai drejtoi apel deri te qytetarët që gjatë fundjavës, kur festohet edhe festa e Fitër Bajramit, t’u përmbahen në përpikmëri rekomandimeve.

Taravari edhe një herë i bëri ftesë qeverisë të shkurtohet ora policore dhe të hap kafateritë dhe restornatet.

Ndryshe, deri më tani në rajonin e Gostivarit janë testuar 250 persona për Covid 19. Në Komunën më të vogël Mavrovë-Rostushë ka dy raste aktive dhe një në atë të Vrapçishtit, Gostivari tani 23 ditë nuk shënon raste të reja, kurse i infektuari i fundit u shërua para rreth një jave. Vlerësimi i shtabit ndërkomunal të emergjencës ishte se situata është stabile dhe se në të ardhmen mbledhjet do të mbahen sipas nevojës.

Gjithashtu,pushteti lokal në Gostivar planifikon hapjen e çerdheve, për çka bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme. Sipas paralajmërimeve, nga java e ardhshme planifikohet të bëhet skrining i të gjithë personave të punësuar në këto qendra për edukim të hershëm fëmijëror. Në KOmunën e Gostivarit ka mbëri njoftim se skriningu I personave të cilët llogariten se janë pjesë e kategorisë së rrezikuar do të zhvillohet me 25 dhe 26 maj. Ndërkohë, pushteti lokal bën përgatitjen edhe për dezinfektim të çerdheve, tha kryetari Taravari.

Skriningu do të bëhet me PCR teste, kurse qëllimi I testimit është identifikimi I personave asimptomatik bartës të virusit korona, gjegjësisht persona të infektuar, por nuk janë në dijeni pasi nuk paraqesin simptome. Me këtë strategji, do të mundësohet hapje më e shpejtë e çerdheve, të cilat nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme janë të mbyllura.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share