Në Gostivar 10 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (18/19-maj) që ka të bëj me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në Gostivar 10 persona nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate për ,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Pjestarët e policisë , gjithashtu kanë kontrolluar personin e vetëm në izolim kurse deklaratë për vet-izolim nuk ka pasur të nënshkruar persona të rij, por është kryer kontroll ndaj 71 personave në vet-izolim.

Gjithashtu, prej kur ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, ndaj 301 personave janë ndërmarrë masa, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share