Shembja e Teatrit, KE: U vu re përdorim i forcës

Për shembjen e Teatrit gjatë ditës së djeshme pati disa përfaqësues ndërkombëtarë të cilët kritikuan ndërhyrjen e autoriteteve.

Këtyre zërave kritikë, iu bashkua sot dhe ish presidenti i Komisionit europian Donald Tusk, i cili drejton aktualisht Partitë Popullore Europiane (PPE), grupimin më të madh të qendrës së djathtë, ku bën pjesë dhe Partia Demokratike.

“Dënoj prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë të dielën, e cila shkon kundër vlerave evropiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent”, shkroi zoti Tusk, në një postim në Facebook, shoqëruar dhe me foton e shembjes së Teatrit. “Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i papranueshëm. Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, nënvizon zoti Tusk, duke shprehur “mbështetjen time për partinë tonë anëtare, PD, në luftën demokratike për një Shqipëri më të mirë”.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbrojti sot sërish vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, për ndërtimin aty të një godine të re dhe moderne siç u shpreh ai, duke theksuar se “dhe 100 herë të tjera po të më kërkohej, do të merrja këtë vendim”.

Zoti Veliaj bëri një prezantim të projektit për Teatrin e Ri, duke këmbëngulur se sipas tij, nuk kishte asnjë mundësi për rikonstrutimin e godinës që u shemb dje. “Edhe nëse do rindërtohej do të duhej të hidhej poshtë e gjithë ndërtesa, pa mundur të ruhej asnjë element i të shkuarës”, tha ai.

Shembja e Teatrit u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa qindra forca policie, rrethuan zonën dhe larguan me forcë personat që gjendeshin brenda në godinë.

Zoti Veliaj tha se për shembjen u zgjodh ai moment për të shmangur konfliktin me ata e kundërshtonin prishjen të cilët siç u shpreh ai përfaqësojnë një pakicë të vogël të artistëve të Teatrit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share