La Liga vendos: Çdo ditë ndeshje futbolli, madje edhe në orën 23:00

La Liga ka vendosur të zhvillojë ndeshje çdo ditë, madje duke filluar edhe në orën 23:00, gjatë gjithë verës, në mënyrë që të përfundohet sezoni me kohë.

Bundesliga e rifilloi sezonin të shtunën, ndërsa La Liga dhe Serie A do t’i fillojnë stërvitjet ekipore nga nesër, pas lehtësimit të masave për mbrojtje ndaj pandemisë koronavirusit në këto vende.

Synimi është që sezoni të rifillojë më 13 qershor dhe kampionati të përfundohet në kohë rekorde.

Sipas gazetës spanjolle AS, do të ketë ndeshje çdo ditë në pesë ditët e javës, ndërsa një ekipi do t’i lejohet të pushojë 72 orë para se ta zhvillojë ndeshjen e radhës.

Për shkak të nxehtit të madh, disa ndeshje do të nisin në orën 23:00.

Protokolli mjekësor i LA Ligës do të jetë i ngjashëm me atë të Bundesligës, pra nëse një lojtar del pozitiv me Covid-19, ai do të izolohet ndërsa të tjerët do të ritestohen.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share