Sot luhen edhe dy ndeshje në Bundesliga – vëmendja te Bayern Munich

Në kohën kur futbolli vazhdon të jetë i suspenduar, Bundesliga është e vetmja nga top pesë ligat evropiane që ka gjetur formulën për rikthimin në fushat e blerta.

Sot do të luhen edhe dy ndeshje, në dy orare të ndryshme. Sigurisht, e gjithë vëmendja shkon te kampionët në fuqi, Bayern Munich.

Para ndeshjes së Bayern, nga ora 15:30, Koln do të përballet me Mainz. Në letër, skuadra e Koln, e cila është nikoqire, shihet favorite për tri pikët.

Pastaj, me fillim nga ora 18:00, në kryeqytetin e Gjermanisë, Union Berlin pret gjigantët e Bayern Munich, për të kontestuar tri pikët.

Bavarezët kërkojnë tri pikët me doemos, pasi fitorja e djeshme e Dortmund lë diferencën në vetëm 1 pikë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e dy ndeshjeve që pritet të kenë vëmendje të madhe, pasur parasysh se janë të vetmet që luhen në top pesë ligat evropiane.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share