Në Gostivar 4 persona shkelin orën policore

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (14/15-maj) që ka të bëj me urdhërin e ndalesës për lëvizje,në Gostivar është evidentuar se 4 persona nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe është kontrolluar 1në izolim dhe është kryer kontroll ndaj 42 personave në vet-izolim.

Në këtë periudhë në bashkëveprim me Inspektoratin shterorë të tregut, është kryer kontroll në 2 objekte hotelerike në Gostivar dhe rrethinë, të cilët nuk e kanë respektuar Vendimin e qeverisë dhe kanë punuar krahas ndalesave të caktuara.

Gjithashtu, prej kur ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, 282 persona, kanë qenë të paralajmëruar me shkrim, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share