Tragjedi-Gostivari tronditet nga dy vetvrasje sot

Gostivari është tronditur në orët e fundit nga një vetëvrasje dhe një person tjetër që ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër teksa shëtiste në periferi të qytetit.Mësohet se personi që ka bërë vetëvrasje kishte probleme të shumta familjare dhe financiare. Ai ishte i moshës 48-vjeçare dhe vetëvrasjen e ka kryer me armë zjarri në kokë. Ndërsa personi i dytë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i të ndjerit, ishte gjetur i pajetë jashtë shtëpisë, dhe ishte paraqitur fillimisht në polici, nga qytetarët, si vdekje e dhunshme, duke përfshirë edhe mundësinë e vetëvrasjes. Viktima me inicialet Z.M ishte i moshës 55-vjeçare. Policia është duke hetuar rastet në të dyja vendngjarjet dhe po ashtu ka mbërritur edhe hetueset paraprakë.

Njoftimi i SPB-së Tetovë për rastin e vetëvrasjes:

Në orën 17:55 të pasdites në SPB-në Tetovë është raportuar se në një ndërtesë të braktisur në Gostivar, përballë firmës “Lesnina”, shtetasi M.B (1972) nga fshati Banjica e Poshtme, ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share