Në Gostivar respektohen masat qeveritare

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (12/13-maj) që ka të bëj me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 1 person (TE-1), i cili nuk e ka respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast i njëjti është privuar nga liria dhe ndaj tij do të përgaditet parashtresë adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 9 persona të rij (TE-9) të cilët janë në izolim, me vendime nga Inspektorati shtetrorë sanitar dhe shëndetsorë dhe janë kontrolluar 144 persona (TE143 dhe GV-1) kurse deklaratë për vet-izolim kanë nënshkruar 2 persona të rij (TE-1 dhe GV-1) dhe është kryer kontroll ndaj 35 personave në vet-izolim (TE-34 dhe GV-1).

Gjithashtu, prej kur ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtje të detyrueshme të maskave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, 282 persona, kanë qenë të paralajmëruar me shkrim, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share