Humb betejën me koronavirusin, ndëron jetë ish-futbollisti nga Gradeci në moshën 36 vjeçare

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë në gjithë botën. Në moshën 36 vjeçare, ka ndërruar jetë aktivisti i dalluar nga Gradeci i Gostivarit, Ermir Zulbeari.

I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në Klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemër. Mjekët konstatuan që i ndjeri ka qenë i prekur nga virusi korona.

Zulbari kishte lindur me 8 shkurt 1984 në fshatin Gradec.

Ka qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi në disa mandate.

Ai do të mbahet mend ndër shokë si dashamir i sportit. Ishte baba i 3 fëmijëve.

Para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.

Taboola
Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share