Shkon mbi 20 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë

Shkon në 20,043 numri i përgjithshëm i viktimave nga korona virusi i ri në Spanjë, duke e bërë këtë vend të tretin në botë që e kalon shifrën prej 20 mijë të vdekurve pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

Përpos viktimave u shënuan edhe mijëra raste të reja të infektimeve. Nga 188,068 sa ishte shifra e të prekurve një ditë më parë, ajo shkoi në 191,726 të shtunën.

Qeveria spanjolle nga kjo javë ka vendosur që t’i largojë disa masa të kufizimeve me qëllim të riaktivizimit të sektorëve të ekonomisë.

Nga e hëna, punën kanë mundur ta fillojnë punëtorët e ndërtimtarisë dhe të fabrikave, por shumica e popullsisë mbetet nën masa të izolimit.

Edhe disa vende tjera evropiane kanë filluar t’i lehtësojnë masat e izolimit. Italia dhe Austria kanë filluar t’i hapin dyqanet, ndërsa në Danimarkë janë ka rifilluar procesi mësimor në shkolla fillore.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share