Kryqi i Kuq dhe Këshilli koordinativ furnizojnë 713 familje me pako ushqimore

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq dhe përfaqësuesit e Këshillit koordinativ për shpërndarje efikase dhe të sigurt të pakove me produktet ushqimore dhe mjete higjienike dhe dezinfektuese në Gostivar për 16 ditë, kanë furnizuar me ushqime 713 familje me rrezik social. Për 500 familje janë ndarë edhe 500 pako me mjete higjienike. Kjo ndihmë e cila shkon përmes Kryqit të Kuq në Gostivar, vjen në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit edhe me kompani dhe individë vullnetarë, të cilët këto ditë kanë treguar solidaritet të jashtëzakonshëm për shkak të siutuatës së krijuar nga pandemia. Merita Alili – drejtuese e Kryqit të Kuq në Gostivar, sqaroi se vullnetarët e tyre kanë furnizuar qytetarët edhe me barna duke filluar nga Gostivari, Komuna e Vrapçishtit dhe ajo e Mavrovë-Rostushë.

Kryetari i Këshillit koordinativ për shpërndarjen e këtyre ndihmave, Lulzim Haziri, sqaron se janë tubuar edhe kompjutera e telefona të mençur të cilat do tu shpërndahen nxënësve për ndjekje të mësimit nga distaca.

Pos ndihmave të shpërndara deri më tani, në depon e Kryqit të Kuq ndodhen edhe 600 pako me ushqime dhe mjete higjienike, të cilat do të shpërndahen në periudhën në vazhdim. Me qëllim që të kanalizohet plotësisht shpërndarja e ndihmave familjeve të rrezikuara, u vendos që të martë, me datë 21 Prill 2020, në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit të mbahet edhe një mbledhje koordinatave ku do të përcaktohen masat që do të ndërmerren konform normave për raste emergjente. Ndryshe, Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë dhe solidarizimin me familjet me rrezik social në kohë pandemie, sot ka ndarë mirënjohje për gjashtë subjekte juridike në Gostivar. Bëhet fjalë për kompaninë “Vardar Dollomit”, marketin “Konsum”, Organizata humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë, Shoqata Humanitare “DAVA – Gostivar”, Organizata humanitare “Meseçina – Gostivar” dhe këmbimoren “Alpina”. Të njejtat së bashku edhe me shumë kompani të tjera, gjatë periudhës së kaluar kanë ndihmuar me produkte ushqimore dhe sanitare me qindra familje nevojtare në rajonin më të gjerë të Gostivarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share