SHBA: Sërish bilanc rekord viktimash nga COVID-19, 2 569 në 24 orët e fundit

SHBA-ja regjistroi një rekord tjetër të rëndë prej rreth 2 600 të vdekur në 24 orë si pasojë e koronavirusit të ri, më  i rëndi i regjistruar nga një vënd, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

SHBA-ja ka regjistruar 2 569 të vdekur në orën lokale 20:30, sipas shifrave të universitetit të aktualizuara në vazhdimësi. Kjo shifër e çon bilancin në 28 326 të vdekur në total.

Rekordi i mëparshëm për numrin e të vdekurve u regjistrua një ditë më parë me 2 228 të vdekur.

SHBA-ja numëron që prej fundit të muajit mars numrin më të madh të rasteve të deklaruara zyrtarisht me më shumë se 637 000 të kontaminuar të diagnostikuar.

Rreth 3,2 milionë teste janë kryer në vend.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share