Rast i ri me koronavirus regjistrohet në Komunën e Vrapçishtit, në Gostivar nuk ka raste të reja, testet e personelit mjekësor rezultojnë negativ

Në Komunën e Gostivarit nuk ka raste të reja të regjistruara me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri sot mbetet, pesë. Negativ kanë ezultuar edhe testet e gjashtë pjesëtarëve të personelit shëndetësor të spitalit të Gostivarit.

Rast i ri është regjistruar në komunën fqinje, Vrapçisht, me çka në këtë komunë të Pollogit janë tre persona pozitivë me Kovid-19.

Sot në mëngjes, në shtabin e krizës për tre komunat në rajonin e Gostivarit është parashtruar informatë nga Instituti për shëndet publik, ndërsa atë e konfirmoi edhe kryetari i Komunës, Arben Taravari. Në të është cekur se një banor i fshatit Negotinë e Pollogut është pozitiv ndaj testit për Kovid-19. Tani për tani nuk ka informata për gjendjen e tij shëndetësore dhe çfarë simptoma ka pasur.

Sipas statistikës më të re, në rajonin e Gostivarit janë testuar gjithsej 153 persona, prej të cilëve nëntë janë pozitivë. Mes tyre ka tre punonjës shëndetësorë dhe një qytetar, tre persona nga komuna e Vrapçishtit, një banor i Strumicës i cili ka qenë në karantinë shtetërore në Mavrovë. Një teknik mjekësor i cili në testin e parë doli pozitiv, ndërsa në testimin e përsëritur tregoi rezultat negativ.

Rasti i fundit pozitiv në rajonin e Gostivarit është regjistruar dje. Bëhet fjalë për një banor më të moshuar të fshatit Çajle i cili ndërkohë është në izolim shtëpiak.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share