Mite për tehnologjinë 5G

MIT #1: COVID-19 përhapet përmes rrjetit 5G

FAKT: COVID-19 nuk mund të përhapet përmes rrjetit 5G

Rrjetet 5G filluan të shfaqen në qytete dhe shtetet në vitin 2018, por gjetën një aplikim më të gjerë në vitin 2019 – në të njëjtin vit që rasti i parë i koronavirusit u shfaq në Wuhan, Kinë. Teoricienët e konspiracionit i lidhën shpejt këto dy gjëra, dhe bazuar në lajme të rreme, ata inicuan lëvizje për ndalesë të rrjetit 5G në shumë vende. Por, rastësia e ngjarjeve nuk nënkupton ekzistencën e një marrëdhënie shkak-pasojë.

Viruset nuk mund të udhëtojnë përmes transmetimit të radio-valëve. COVID-19 po përhapet gjithashtu edhe në shumë shtete që nuk kanë rrjete celulare 5G. COVID-19 përhapet përmes pikave respiratore kur një person i infektuar kollitet, teshtit ose bisedon. Njerëzit gjithashtu mund të infektohen duke prekur sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas prekin sytë, gojën ose hundën.

MIT #2: 5G është aktivizuar fshehurazi në Maqedoninë e Veriut

FAKT: 5G është akoma në fazën eksperimentale në Maqedoninë e Veriut

Akuzat për aktivizimin e dyshuar të rrjetit 5G në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndikimin e tij të dëmshëm në shëndetin e qytetarëve, më 28 mars 2020 u demantuan nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) dhe Telekomi i Maqedonisë.

Në demantin e MSHIA, i publikuar në faqen e tyre të internetit, thuhet se “rrjeti 5G nuk është lëshuar në përdorim në vendin tonë”. Për më tepër, ata informojnë qytetarët se “institucionet kompetente nuk kanë zhvilluar një procedurë për dhënien e frekuencave për rrjetin 5G. Që këtu, të gjitha shqetësimet në lidhje me efektet e rrjetit 5G në shëndetin e qytetarëve janë të pabaza. ”

Në kumtesën e saj, Telekomi i Maqedonisë me shumë përgjegjësi thekson se “nuk ka rrjet 5G në përdorim”. Gjithashtu, Telekomi i Maqedonisë thekson se “deri më tani është bërë demonstrimi i parë në vitin 2018 dhe janë kryer testime për funksionimin e kësaj teknologjie të re vetëm në kushte laboratorike dhe në një hapësirë ​​të vogël të kufizuar në vitin 2019“. Në fund të kumtesës thuhet se “Agjencia e Komunikimeve Elektronike rregullisht kryen matje për rrezatimin jo-jonizues dhe se në dhjetor të vitit të kaluar janë kryer testime të 5G instalimit probues, dhe është arritur në përfundimin se rrezatimi total në hapësirën e kufizuar për testimin 5G është shumë më i ulët se kufijtë maksimal të lejuar

MIT #3: Nuk na nevojitet 5G, na mjafton 4G

FAKT: 5G do ta lehtësojë ndjeshëm jetën e njerëzve

5G është gjenerata e ardhshme e teknologjisë e rrjetit pa tel që pritet të ndryshojë mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë.

Rrjeti 5G mund të ndërtohet në mënyra të ndryshme nga valë me gamë të ndryshme të frekuencës: gamë të ulët, gamë të mesme dhe gamë të lartë.

Valët milimetër me frekuencë të lartë kanë një gamë më të gjerë që i mundëson të transmetojnë më shumë të dhëna në zonat urbane me popullsi të dendur, por kërkojnë që stacionet bazë të instalohen afër dhe të njejtat të kenë fuqi të kufizuar të depërtimit në ndërtesa.

Valët me frekuencë të mesme, ndryshe nga valët me frekuencë të lartë, ofrojnë mbulim më të gjerë dhe ndërtesat nuk paraqesin pengesë të madhe. Por, pjesë e madhe e gamës së këtyre valëve tashmë është në përdorim, kështu që nuk ka shumë hapësirë për zhvillim të 5G.

Valët me frekuencë të ulët udhëtojnë më larg se gamat e tjera – duke arritur distanca më shumë se qindra milje katrorë – dhe mund të kalojnë nëpër pengesa të shumta, duke siguruar një sinjal më të mirë, më të sigurt brenda dhe jashtë hapësirës.

Burim: T-mobile.

Rrjeti 5G do të jetë shumë më i shpejtë se 3G dhe 4G ekzistues, I cili do të jetë në gjendje të lidhet me më shumë pajisje veçmë të lidhura në rrjetet ekzistuese, përmirësime që do të mundësojnë një valë të llojeve të reja të produkteve të teknologjisë. Rrjeti pa tel 5G ju mundëson të shkarkoni dhe ngarkoni shumë dokumente të mëdha njëkohësisht, filma, të bëni video thirrje me shpejtësi dhe cilësi të jashtëzakonshme. Gjen zbatim të madh në pothuajse të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, siç janë industria, mjekësia, mbrojtja, etj. Për shembull, me ndihmën e rrjetit 5G, në Kinë është kryer operacioni i parë për të hequr mëlçi nga një kafshë në një distancë prej 50 km.

MIT #4: Teknologjia 5G është e dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisit jetësor

FAKT: Nuk ka rreziqe shëndetësore nga përdorimi i rrjetit 5G

Për sa i përket ndikimit të mundshëm të rrjetit 5G në shëndetin e njeriut, Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH) ka monitoruar dhe ekzaminuar vazhdimisht ndikimin e teknologjisë pa tel në shëndetin e njeriut. Bazuar në analizat dhe hulumtimet e kryera deri më tani, ndër të tjera, OBSH në faqen e tyre të internetit publikon si vijon:

“… Deri më tani, pas hulumtimeve të shumta të kryera, asnjë efekt negativ mbi shëndetin nuk ka qenë i lidhur si shkak-pasojë e ekspozimin ndaj teknologjisë pa tel.

Niveli i ekspozimit të radiofrekuencës nga teknologjitë aktuale rezulton në një rritje të papërfillshme të temperaturës së trupit. Siç rritet frekuenca, ashtu ulet penetrimi/depërtimi në indet e trupit dhe thithja e energjisë kufizohet gjithnjë e më shumë në sipërfaqen e trupit (lëkurës dhe syrit). Duke marrë parasysh që ekspozimi i përgjithshëm është nën kufirin e përcaktuar nga udhëzimet ndërkombëtare, nuk priten pasoja shëndetin publik … “

Ekzistojnë dy lloje rrezatimi, rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues.

       a) rrezatimi jonizues (i dëmshëm)

OBSH e definon rrezatimin jonizues si rrezatim me një sasi të mjaftueshme të energjisë që, kur bashkëvepron me një atom, shkakton heqjen e elektroneve të lidhura nga orbita e atomit, duke bërë që atomi të ngarkohet ose jonizohet.

       b) rrezatimi jo-jonizues (i padëmshëm):

Rrezatimi jo-jonizues është një term që i referohet rrezatimit në pjesën e spektrit elektromagnetik që nuk ka energji të mjaftueshme për të shkaktuar jonizim. Përfshinë fushat elektrike dhe magnetike, radio valët, mikrovalët, valët infra të kuqe, rrezatimin ultravjollcë dhe të dukshëm.

Valët me gjatësi vale më të madhe dhe frekuencë më të ulët (nxehtësia dhe radio) kanë më pak energji sesa valët me gjatësi vale më të ulët dhe frekuencë më të lartë (rrezet X dhe gamma). Jo çdo rrezatim elektromagnetik (EM) është jonizues. Vetëm pjesa me frekuencë të lartë të spektrit elektromagnetik, që përfshin rrezet X dhe gamën, janë jonizues.

Burim: CNET.com

Gama e frekuencës që do të përdorë 5G do të jetë pjesë e frekuencave ekzistuese 4G, të cilat janë 900 MHz, 1800 MHz, 2.6 GHz dhe 3.5 GHz. Përveç kësaj, në të ardhmen, do të përdoren gamat e frekuencës që variojnë nga 24 GHz deri në 40 GHz, ndërsa pritet që gama prej 25 deri në 30 GHz të përdoret më së shumti. Ajo që shqetëson qytetarët janë frekuencat më të larta prej 80-100 GHz, por nuk ka të ngjarë që ato të përdoren për konsumin e gjërë (mainstream). Ajo që qytetarët duhet të kujtojnë është se 5G do të lëvizë  në gamat e frekuencës nga 24 në 40 GHz. Sa për ilustrim, rrjetet ekzistuese 5G në SHBA janë shumë më poshtë se niveli maksimal i lejueshëm i rrezatimit, ndërsa në Britaninë e Madhe ato janë 1.5% nga niveli maksimal i lejueshëm.

Prandaj, mund të konkludojmë se teknologjia 5G përdor rrezatim jo-jonizues që nuk ka energji të mjaftueshme për të shkaktuar efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut.

MIT #5: Shtetet Perëndimore po ndalojnë rrjetin 5G për shkak të efekteve të dëmshme në shëndet

FAKT: Rrjeti 5G është aktiv në 25 shtete të botës.

Faza e parë e zhvillimit të rrjetit 5G është testimi në hapësirë të brendshme dhe në hapësirë të kufizuar të jashtme. Nëse testi është i suksesshëm, procesi i instalimit të rrjetit 5G kalon në 5 faza:

  1. Vendosja e infrastrukturës dhe funksioneve të rrjetit
  2. Rrjetëzimi, automatizimi dhe lidhja
  3. Serverët për aplikacione dhe vendosja e MEC
  4. Vendosje e sigurtë
  5. Rrjeti operativ (në funksion).

Testet e para laboratorike të rrjetit 5G u kryen në Britaninë e Madhe në vitin 2012, për të cilën u krijua një Qendër Inovacioni 5G, dhe testet e para në terren u kryen në vitin 2017 në Londër. Që atëherë, shtetet kanë qenë në një garë të vazhdueshme për të zbatuar rrjetin 5G. Në vijim, korniza kohore e rrjeteve operative 5G sipas vendit:

Burim: burime të ndryshme

Rrjeti 5G është aktiv në mbi 25 shtete të botës. Përkatësisht, rrjetet 5G pritet të gjenerojnë 13.2 trilion dollarë amerikanë në ekonominë botërore deri në vitin 2035. Më poshtë është një listë e pesë industrive që do të përfitonin më shumë.

Burim: Visual Capitalist

Testimet e para në terren të rrjetit 5GSHBA u kryen nga mesi i vitit 2016, ndërsa rrjeti prove 5G u lëshua në vitin 2017. Por për herë të parë, rrjeti 5G u bë funksional (operativ) në dhjetor 2018, ndërsa gjithsej 4 operatorë ofrojnë shërbime që mbulojnë pothuajse të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rrjetin 5G. Sa për ilustrim, vetëm T-Mobile mbulon mbi 5,000 qytete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2016, qeveria kineze njoftoi se testimet e para të rrjetit 5G në 100 qytete ishin kryer. Në Kinë, rrjeti i parë 5G provë u instalua në shkurt 2018 në provincën qendrore të Hubei. Kryeqyteti i kësaj krahine është qyteti i Wuhan, nga ku mendohet se është përhapur korona virusi. Deri në fund të 2018, gjithsej 31 stacione bazë ishin ngritur vetëm në Wuhan. Por, rrjeti 5G u bë operativ në 1 nëntor 2019, duke përfshirë gjithsej 50 qytete, dhe përdorimi i përgjithshëm tregtar pritet të bëhet gjatë vitit 2022. Në kushte pandemie,  ku Kina është një nga vendet më të prekura, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë Informatike të Kinës (MIIT) ka thënë se do të mbështesë operatorët për të rritur kapacitetin për të mbuluar rrjetin 5G. Deri më tani, një nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit, Telekom China, ka instaluar rreth 75,000 antena operative, dhe plani është të arrijë në një total prej 300,000 antenash operative 5G deri në fund të këtij viti.

Cila është arsyeja e këtij vendimi dhe pse qeveria kineze i jep përparësi kësaj çështje në një situatë kur e gjithë bota po mundohet të merret me pandeminë dhe pasojat ekonomike që lidhen me të, mbetet një enigmë.

Rusi, rrjeti 5G u testua për herë të parë gjatë Kupës botërore të futbollit. Testi pilot u krye nga operatori rus i telekomunikacionit “MegaFon” duke përdorur pajisje 5G nga Nokia. Është interesante që pas një kohe, MegaFon nënshkroi marrëveshje me Huawei për zhvillimin dhe zbatimin e standardeve 5G në Rusi, megjithëse që nga viti 2014 këto dy kompani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e rrjetit 5G në Rusi. Pyetja është, pse MegaFon e refuzon Nokia dhe vazhdon të punojë me Huawei kineze? Antenat e para operative 5G u instaluan në Moskë në 8 gusht 2019, nga Erikson në bashkëpunim me Tele2. Përveç në Moskë, nuk ka të dhëna se në cilat qytete të tjera ka instaluar antena operative 5G. Parashikohet që deri në vitin 2025, operatorët në Rusi do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime 5G për 80% të popullsisë.

Britaninë e Madhe, testet e para laboratorike të rrjetit 5G janë kryer në vitin 2012 për të cilën u formua Qendra e Inovacionit 5G, ndërsa testimet e para në terren janë kryer në vitin 2017 në Londër. Më 30 maj 2019, operatori britanik i telekomunikacionit EE lëshoi në përdorim antenat e para të rrjetit 5G. Në Britaninë e Madhe, gjithsej 4 operatorë ofrojnë shërbime të rrjetit 5G (EE, 02, Tre(Three) dhe Vodafone), të cilat së bashku mbulojnë gjithsej 12 rajone.

Korenë e Jugut, një program i specializuar për hulumtimin dhe zbatimin e rrjetit 5G ka filluar që nga viti 2012, dhe testimet e para janë kryer në shkurttë vitit 2018 gjatë mbajtjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjong Çang. Në dhjetor të vitit 2018, prova e testimit në natyrë u krye në Seul. Më 3 prill të vitit 2019, rrjeti 5G në Korenë e Jugut bëhet operacional. Më e rëndësishmja, Koreja e Jugut është vendi i parë në botë që kryen me sukses transmetimin e të dhënave 5G nëpër botë përmes satelitit. Koreja e Jugut ka gjithsej pesë satelitë telekomunikues që mund të mbulojnë 60% të sipërfaqes së Tokës me një rrjet 5G.

Ajo që bie në sy këtu është një garë teknologjike midis dy blloqeve. Njëra është Uashingtoni dhe tjetra është Moska dhe Pekini. Duke kuptuar se ata janë shumë larg nga Uashingtoni dhe aleatët e saj (Bota Perëndimore), Rusia dhe Kina po bashkojnë forcat për të forcuar aftësitë e tyre dhe “kapin hapin” e bllokut të Uashingtonit. Në këtë drejtim, përhapja e fushatave dezinformuese në lidhje me efektet e dëmshme të rrjetit 5G në shëndetin e njeriut dhe mjedisin jetësor në Shtetet Perëndimore në mënyrë që të ngadalësojë procesin e zbatimit të 5G, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në favor  vetëm të Rusisë dhe Kinës. Si rezultat i kësaj, shumë njerëz po bëjnë  peticion për të ndaluar rrjetin 5G në vendet e tyre, protestojnë dhe inicojnë lëvizje me moton e mbrojtjes së njerëzve dhe mjedisit jetësor. Ata nuk janë vetëm viktima të lajmeve të rrejshme, por gjithashtu vazhdojnë të përhapin narracionet dezinformuese në mediat sociale. Ajo çfarë është e qartë është se, derisa Rusia po zhvillon një fushatë intensive dezinformuese në Shtetet Perëndimore, së bashku me Kinën ajo po hapëron shpejtë drejt marrjes së vendit lider për implementim të rrjetit 5G në nivel botëror.

Një nga shtet që u përdor si një “shembull” për kinse refuzimin e rrjetit 5G gjatë përhapjes së narracioneve dezinformuese është Zvicra. Së pari, Financial Times, në një artikull të publikuar në 12 shkurt 2020, njoftoi se Zvicra po pezullonte përdorimin e 5G për shkak të problemeve shëndetësore. Menjëherë pas kësaj, më 13 shkurt 2020, arriti demant i shpejtë nga Zyra Federale e Mjedisit jetësor (Federal Office for Environment) ku thuhej se, në një letër që u kishin dërguar të 26 kantoneve, ata mund të vazhdojnë të lëshojnë leje për 5G. antenat adaptive për sa kohë që është në dispozicion ndihma ekzekutive nga Zyra Federale për Antena Adaptive. Deri më tani, vetëm katër nga 26 kantonet (Vaud, Gjeneva, Nojshatel dhe Jura) në Zvicër kanë vendosur të pezullojnë autorizimin e tyre për antenat e reja celular 5G derisa qeveria të publikojë raportin për sigurinë e tyre. . Sipas sistemit të qeverisjes në Zvicër, kantonet licencojnë infrastrukturën telekomunikuese, por qeveria qendrore në Bern ka përgjegjësi të plotë për kornizën e saj. Me fjalë të tjera, kantonet zvicerane nuk kanë autoritetin ligjor të imponojnë në mënyrë të njëanshme moratoriumet në instalimin e një rrjeti të komunikimit celular 5G (gjenerata e pestë). Për të ilustruar, vetëm operatori i telekomunikacionit dhe internetti Swisscom ofron 1Gbit / s rrjet të shpejtë 5G për 90% të popullsisë.

Më 17 qershor 2019, F2N2 publikoi një analizë, duke theksuar se kantoni i Gjenevës kishte ndalur procesin e instalimit të antenave 5G, ndërsa e sipërpërmendura i referohet zhvillimeve të fundit në këtë fushë në Zvicër pas datës së publikimit (17 qershor 2019).

Përfundimisht, por jo edhe e fundit, u publikuan shumë lajme të rreme për instalimin e rrjeteve 5G në Slloveni. Seminari i parë për projektin pilot 5G në Slloveni u mbajt në Budapest në 3 korrik të vitit 2018. Më 19 dhjetor të vitit 2019, A1 Telekom Austria Group lëshoi në përdorim stacionin e parë provë të bazës me rrjet 5G në Slloveni. Në fillim të janarit 2020, Agjensia Rregullatore e Rrjeteve Telekomunikuese dhe Shërbimeve (AKOS) zhvilloi një takim konsultativ për të zhvilluar ankande për licencimin e spektrit 5G, dhe në të njëjtën kohë rreth 50 njerëz protestuan para ndërtesës së AKOS për të ndaluar procedurën e licencimit.  Ish Ministri i Administratës Publike, Rudi Medved tha se qytetarët ishin të shqetësuar me të drejtë dhe për këtë arsye organizuan një debat publik me ekspertë në fusha të ndryshme për të përcaktuar ndikimin e rrjetit 5G në shëndetin e njeriut dhe mjedisit jetësor. Me kërkesën e ish-ministrit Medved, qeveria sllovene ka hequr nga rendi i ditës së saj strategjinë për dhënien e licencave për 5G spektrum, të hartuar nga Agjensia Rregullatore e Rrjeteve Telekomunikuese dhe Shërbimeve (AKOS). Është e rëndësishme të theksohet se procedura për zbatimin e rrjetit 5G nuk është ndalur, por miratimi i rendit të ditës dhe data e kryerjes së një ankandi për ndarjen e licencave 5G është shtyrë. Me 13 mars të vitit 2020, Boshtjan Koritnik mori përsipër Ministrin e Administratës Publike, dhe menjëherë pas kësaj një grup qytetarësh paraqitën peticion deri te Ministri Koritnik duke i kërkuar që të ndalonte zbatimin e rrjetit 5G në Slloveni, pa hulumtuar më tej ndikimin e tij në shëndetin e njerëzve dhe mjedisit jetësor.

Në anën tjetër, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për cyber ​​dhe komunikime ndërkombëtare dhe politikës informatike, Robert Strayer, theksoi rëndësinë e Sllovenisë që të vendosë vetë se për cilin operator do të përcaktohet, por rekomandoi zbatimin e të gjitha masave të sigurisë për komunikim të sigurt me qëllim të mbrojtjes së të dhënave të ndjeshme. Duke iu referuar operatorit kinez Huawei, Strejer theksoi se “Kina nuk ka një gjyqësor të pavarur, sundim të ligjit dhe në fakt ka një ligj të quajtur Akti i Inteligjencës Kombëtare i vitit 2017 me të cilin kërkohet që të gjitha subjektet kineze të respektojnë mandatin për shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë“. Prandaj, është e rëndësishme të zgjidhni operatorin e duhur sepse ndërveprimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë i NATO aleatëve mund të degradohet nga fakti se ata nuk mund të ndajnë informacione të caktuara përmes rrjeteve të komunikimit nga frika e kompromentimit, gjë që do të komplikojë më tej procesin e veprimit dhe reagimit të shpejtë të NATO-s.

MIT #6: Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’a zbatojë rrjetin 5G, si kusht për anëtarësim në NATO

FAKT #1: Sekretari Gjeneral Stoltenberg asnjëherë nuk ka deklaruar se zbatimi i 5G është kusht për anëtarësim.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës (Voice of America), më 15 nëntor të vitit 2019, Sekretari i Përgjithshëm foli, ndër të tjera, rreth 5G. Në deklaratën e tij, Sekretari Gjeneral Stoltenberg tha që NATO së fundmi kishte azhurnuar kërkesat themelore për telekomunikacionin dhe infrastrukturën civile, përfshirë rrjetin 5G. Këto ndryshime janë bërë për të mundësuar funksionimin papengesë të një infrastrukture kritike të sigurt dhe të mbrojtur në kohë paqeje, krize, dhe natyrisht konflikti. Këto kërkesa duhet të përmbushen nga të gjithë aleatët.

Prandaj, të gjitha vendet që duan të jenë pjesë e NATO-s duhet të plotësojnë kriteret e NATO-s, dhe njëra prej tyre përcakton që çdo rrjet komunikimi, përfshirë 5G, duhet të përmbushë standardet e sigurisë së NATO-s, sepse ekzistenca e kanaleve të sigurta për komunikim është e një rëndësie kruciale për aleatët. Ai shtoi se operacionet ushtarake dhe forcat e NATO-s varen nga infrastruktura civile, rrugët, urat, aeroportet dhe rrjetet telekomunikuese nënujore që lidhin të dy anët e Atlantikut. Prandaj, komunikimi duhet të jetë i pandërprerë, pa pasur frikë se komprometohet.

FAKT #2: Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e NATO-s.

Vendi ynë u bë shteti i 30-të anëtar i NATO-s më 27 mars të vitit 2020, dhe në të njëjtën kohë nuk ka implementuar 5G në nivelin shtetëror. Standardet për komunikimin e sigurisë me aleatët janë përmbushur në fazën e para-anëtarësimit, përndryshe Maqedonia e Veriut nuk do të ishte në gjendje të bëhet anëtare e plotë e NATO-s derisa të plotësojë të gjitha kriteret e anëtarësimit. Për më tepër, pritet nga aleatët, përfshirë Maqedoninë e Veriut, të investojnë në përmirësimin e sistemeve të sigurta të komunikimit, dhe nëse vendos të instalojë 5G, ky rrjet do të duhet të përmbushë standardet e e sigurisë së komunikimit të  NATO-s.

Konkludim

Këto narracione të rrejshme filluan të përhapen në 25 mars, duke arritur kulmin e tyre më 27 mars të vitit 2020, ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtarja e 30-ta e plotë e NATO-s. Synimi është i qartë –  defokusimi i publikut nga ai moment i rëndësishëm dhe të krijohet një ndjenjë frike dhe pasigurie në mesin e qytetarëve. Ajo që duhet të mbahet mend është se rrezatimi jo-jonizues nuk është i dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe mjedisit jetësor, dhe për këtë arsye, rrjeti 5G nuk do të shkaktojë efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut.

m-r Elmas Hasanoviq – Koordinator projektesh në Info Qendrën për integrime euroatlantike

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share