Qeveria kanadeze ndan nga 2.000 dollarë në muaj për 5,4 milion qytetarë

Qeveria e Xhastin Trudos bëri të ditur se pothuajse 5,4 milionë kanadezë marrin ndihmë për shkak të humbjes së të ardhurave nga pandemia e koronavirusit.

Për ata të cilët e kanë humbur punën Qeveria kanadeze ka mundësuar kompensim prej 2.000 dollarë në muaj.

Sipas të dhënave të fundit, në mars deri te shërbimet qeveritare janë parashtruar 5,97 milionë kërkesa për ndihmë.

Në fillim të majit në dispozicion do të vihet edhe ndihma për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga programi për subvencionim të pagave në lartësi prej 75 për qind të të ardhurave, për kompanitë të cilat do të dëshmojnë se për shkak të pandemisë së Kovid-19 në mars kanë humbur 30 për qind të të ardhurave.

Opozita i bën thirrje Partisë Liberale të kryeministrit Trudo të mendojë plan për ndihmë të sektorit Aktivitete të shërbimit, si dhe për të punësuarit në turizëm, të cilët ishin mes të parëve dhe janë më të goditur nga pandemia.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share