Një banor nga fshati Çajlë rezulton i infektuar me Covid-19

Këtë mëngjes, kryetari Arben Taravari ka marrë informacion nga Instituti për Shëndet Publik, të cilët i kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një banorë nga fshati Çajlë. Ai është një burrë i moshës së tretë i cili paraprakisht ka pasur simptome dhe është drejtuar te mjeku amë, prej ku i është bërë testimi,me rastin e fundit, numri i të infektuarve në Gostivar shkon në 5.

Sipas statistikës së fundit, në Gostivar janë testuar 143 persona, prej të cilëve 9 kanë rezultuar pozitiv.Në mesin e tyre janë tre punonjës shëndetësor dhe dy qytetarë, dy banorë të Komunës së Vrapçishtit, një banorë nga qyteti i Strumicës i cili ka qenë në karantinë shtetërore në hotelet e Mavrovës. Një teknik mjekësor i cili në testimin e parë doli pozitiv, kurse në ritestim rezultati i tij ishte negativ.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share