Drejtori i spitalit raportoi për gjendjen aktuale në Gostivar

Ministria e Shëndetësisë gjatë fundjavës së kaluar njoftoi se në Gostivar ka raste të reja të infektimit me Covid-19. Të premten ishin regjistruar dy raste, ndërsa të shtunën dhe të dielën edhe nga një rast.

Tre nga pacientët e rinj të regjistruar i përkojnë stafit mjekësor nga spitali i përgjithshëm në Gostivar, konfirmoi sot drejtori i spitalit,Jakup Jakupi.

“Ne në vazhdimësi marim masat e nevojshme për mbrojtjen e stafit dhe të pacientëve. Për fat të mirë,gjatë asaj kohe punonjësit që kanë rezultuar pozitiv, nuk kanë shkuar në punë duke e ditur që patëm filluar me punën në grupe, me qëllim që të shmangen kontaktet e ndërsjella,kështu që ata kanë ngelur për trajtim shtëpiak pasi që nuk kan shfaqur simptoma infektimi,kurse gjatë këtyre ditëve tek të njëjtit do të bëhet edhe ritestimi,gjithashtu më duhet të theksoj se jemi në pritje për rezultatet e gjashtë punonjësve tjerë të spitalit, të cilët gjithashtu janë në vetizolim shtëpiak për shkaqe sigurie”, tha Jakupi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share