Gjermania përballet me rritje të re të numrit të të infektuarve, 5,323 raste në 24 orët e fundit

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani, në 24 orët e fundit, është rritur për 5,323, duke e dërguar në 113,525 numrin total të të prekurve me këtë sëmundje.

Ky shtet ishte thënë të ketë parë një rënie të lehtë të numrit të të prekurve, megjithatë shifra e re ka shënuar ditën e katërt të rritjes së numrit të pacientëve të prekur me koronavirusin e ri.

Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch ka njoftuar po ashtu se numri i të vdekurve ka arritur në 2,373.

Ky Institut në vazhdimësi raporton për shifra më të vogla në krahasim me ato të Universitetit Johns Hopkins.

Universiteti amerikan ka thënë se Gjermania ka 118,235 persona të infektuar dhe 2,607 të vdekur si pasojë e këtij virusi./balkanweb

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share