Taravari gati për t’u shërbyer qytetarëve si mjek, nëse paraqitet nevoja për personel shtesë mjekësor

Në rast të përkeqësimit të situatës me koronavirsuin, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, është i gatshëm të vesh mantelin e bardhë dhe të jetë në shërbim të qytetarëve. Vendi ku do të kishte shërbyer do të kishte qenë Spitali i Gostivarit. Shtoi se edhe krahas faktit që ka qenë i emëruar në një funksion politik si Ministër i Shëndetësisë dhe më pas i zgjedhur si Kryetar i Komunës së Gostivarit, kurrë nuk ka pushuar së punuari si mjek.

Ai këto komente i bëri sot në ditën e shënimit të shëndetësisë. Me këtë rast, kryetari Taravari uroi kolegët e tij mjekë që në këto momente janë në vijën e parë të frontit kundër COVID-19, të njejtët ta përballojnë sa më lehtë.

Shëndeti, shtoi kryetari Taravari është beteja jonë kryesore, le të jemi të gjithë anëtarë të kësaj sfide, posaçërisht në këto momente të rënda në planetin tonë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share