Vendoset “Tunel higjienik” para derës hyrëse të Komunës së Gostivarit

Në derën hyresë të objektit të Komunës së Gostivarit është vendosur pajisja dezinfektuese e njohur si “Tuneli Higjienik” e cili përmes spërkatjes bën dezinfektimin e plotë të rrobave me preparate antibakteriale. Kjo paisje vjen si donacion për Komunën e Gostivarit nga kompania “Univerzal”, për ti dalë në ndihmë komunës në menaxhim sa më të mirë me situatës me pandeminë Covid 19. Pas felenderoi kompoaninë për donacionin, Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, tha se pajisja dezinfektuese është një ndihmesë për qytetarët në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.

Erzen Nesimi, projektant në Kompaninë Univerzal shprehet se motivin për të krijuar një pajisje të tillë e kanë marrë nga shembujt e shteteve të zhvilluara, në luftë e tyre kundër pandemisë Covid 19.

Nesimi poashtu tregon dhe procedurën e përdorimit të tunelit higjienik.

Ndryshe, nga kompania Univerzal deklaruan se vendosja e disa tuneleve të tjera higjienike do të ishte opsionale dhe për spitalin e qytetit “Ferid Murad”, tregjet apo dhe vendet e tjera me frekuentim të lartë qytetar. Poashtu, tha se të interesuarit mund të bëjnë porosi të këtyre paisjeve në kompaninë e tyre

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share