Sektori i biznesit i përgjigjet thirrjes së Komunës së Gostivarit, të gatshëm për të ndihmuar familjet nevojtare

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari së bashku me anëtarët e Këshillit koordinues për distribuim të ndihmave në Gostivar, zhvilluan takim me përfaqësues të sektorit të biznesit. Me këtë rast, ata apeluan te të gjithë kompanitë private të interesuara për tu dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë në këto ditë të vështira, me ushqime, paisje higjienike, paisje mbrojtëse për spitalin e qytetit dhe paisje të nevojshme për mësimin në distancë për nxënësit të cilët nuk i posedojnë të njejtat. Kryetari i Gostivarit, tha se çdo donacion është i mirëseardhur në këtë kohë kur popullata ballafaqohet edhe me sfidën e epidemisë nga koronavirusi.

Në Gostivar për shkak të mospasjes së paisjeve të nevojshme, nuk arrinë të ndjekin mësimin në distancë rreth 900 nxënës. Aslian Snopçe – përgjegjëse e sektorit për arsim pranë komunës së Gostivarit, sqaroi se për nxënësit që nuk i posedojnë elementet e nevojshme, mund të dhurohen telefona të mençur, laptopë ose kompjuter.

Sinan Elezi – kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë sqaroi se në këtë fshat ka 16 familje me rrezik social, ndërsa për të njejtit është gjetur edhe donator.

Përfaqësuesit e kompanive u shprehën të gatshëm për të ndihmuar, por kërkuan që listat specifikuese me gjësendet e duhura për familjet në nevojë të përgatiten edhe në gjuhën shqipe.

Kompanitë e interesuara mund të përgatisin pako me ushqim për të rritur, foshnje, me paisje higjienike dhe gjësende të ngjashme, ku bëjnë pjesë edhe paisjet për nxënësit. Çdo pako parashikohet të mos e tejkalojë vlerën e 20 eurove dhe e njejta, sipas përllogaritjeve të Kryqit të Kuq një familje katër antarëshe do ta shërbente për dy javë. Një takim i ngajshëm u paralajmërua edhe me një grup tjetër të biznismenëve të enjten e kësaj jave, poashtu në hapësirat e Komunës së Gostivarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share