Spanjë, 743 viktima në orët e fundit nga koronavirusi

Koronavirusi nuk ndal vrullin e viktimave në Spanjë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 743 viktima.

Sakaq në orët e fundit numri i të infektuarve të rinj është shtuar me 3835 persona.

Në total janë 140.510 raste pozitiv me Covid-19 dhe bilanci total i viktimave shkon në 13.798 .

Ndërkohë janë 7069 pacientë që po marrin trajtim intensiv.

Por pavarësisht numrit dramatik të viktimave, hapet një dritë shprese, pasi autoritetet shëndetësore thonë se në raport me javën e kaluar, numri i vdekjeve ka rënë disi, edhe pse vëmendja nuk mund të ulet.

Spanja renditet e dyta pas Italisë për numrin e viktimave, e cila numëron 16.523, ndërsa në vendin e tretë renditen SHBA me 10.943 viktima.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share