Spitali i Gostivarit me skemë të re të punës për shkak të pandemisë

Personeli mjekësor në spitalin e Gostivarit do të punojë në ndërrime një javore, kjo është një masë e re që ka ndërmarrë udhëheqësia e spitalit, në mënyrë që repartet të mos mbyllen në rast të shfaqjes të të sëmurëve me Kovid 19.

Për të siguruar funksionim pa ndërprerje të punës, udhëheqësia e spitalit të përgjithshëm “Ferid Murad” në periudhën e ardhshme vendos parim të ri të funksionimit në reparte.

“Këto janë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur punonjësit. Puna e reparteve do të bëhet në grup, kështu që një grup do të jetë në punë për një javë, dhe grupi i dyti do të jetë rezervë. Ata nuk do të kontaktojnë me njëri-tjetrin çdo ditë. Kjo është e rëndësishme pasi nëse një infeksion ndodh tek ndonjëri prej pacientëve, në mënyrë që të mos përballemi me mbylljen e repartit dhe pacientët të mbesin pa mbikëqyrje”, delaroi Jakup Jakupi, drejtor i spitalit të Gostivarit.

Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit ka mbi 500 të punësuar dhe ofron shërbime për qytetarët e rajonit më të gjërë të Gostivarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share