Me këtë pakujdesi të qytetarëve, edhe Tetova shkon drejt izolimit

Në Tetovë rritet numri i të infektuarve me coronavirus. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se virusi po përhapet për shkak të mosrespektimit të masave qeveritare, mos-mbajtja e distancës sociale dhe mbledhja e qytetarëve para bankave, shitoreve dhe tregjeve.

Nga ISHP thonë se nëse qytetarët vazhdojnë që t’i injorojnë masat, do të kërkojnë masa shtesë nga Qeveria.

“Rreth 138 persona janë testuar si persona që dyshohen apo kanë pasur kontakt me të infektuar, ndërsa 96 persona ndodhen në izolim shtëpiak, me vendim nga Inspektorati Shëndetësor”, thotë Naim Skenderi nga ISHP.

Ai saroi se në Tetovë nuk respektohen rekomadnimet qeveritare dhe për këtë shkak vazhdon të rritet numri i të infektuarve. Tani në Tetovë edhe një polic ka rezultuar pozitiv në testimin për coronaviruts.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share