Maqedoni/Covid-19:53 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 53 raste të reja të COV-19, numri i përgjithshëm i diagnostikuar është 483 persona.Ministria e Shëndetësisë informon se dy pacientë me koronavirus, një grua 71-vjeçare nga Labunishta (Struga) dhe një burrë 77 vjeç nga Kumanova të cilët ishin shtruar në spital në një gjendje tejet të rëndë vdiqën në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje Febrile në Shkup.Instituti i Shëndetit Publik informon për dy të vdekur, një banor në Veles i cili vdiq disa ditë më parë, dhe rezultati i tij ishte konstatuar pas vdekjes se ishte i infektuar dhe një shtetas i huaj i cili jetonte në Shkup për 4 muaj.
Ministria gjithashtue cek se pacienti nga Kumanova që vdiq më 2 prill në Klinikën e Sëmundjeve Infektive,rezultoi se ka qenë pozitiv,gjë që u konfirmua pasditen e djeshme, si rast i tillë, në statistikat e ISHP do të regjistrohet si i ndjerë në raportin e sotëm.
Me këtë, në statistikat e sotme janë regjistruar 5 të vdekur nga Kovid-19.
Për momentin, 61 pacientë janë shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 11 prej tyre janë në aparatet e frymëmarjes.
Në 24 orët e fundit janë të evidentuara 53 raste të reja të koronavirusit në vend. Sipas qyteteve: Shkupi -13, Kumanovë -8, Shtip -5, Prilep – 2, Strugë – 14, Tetovë – 2, Veles – 1, Gostivar – 2 dhe Kocan – 6
Në 24 orët e kaluara janë kryer 414 testime,kurse deri tani, janë kryer gjithsejt 4,920 teste të kovid-19 në vend.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share