Maqedoni, 22 raste të reja, humb jetën një paciente nga Struga

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 22 raste të reja me të infektuar me coronavrius.

Sipas qyteteve, Shkupi (9), Kumanova (3), Struga (3), Tetova (2), Dibra (2), Prilep (2), Manastiri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 është 241 persona deri në orën 12:00.

Sipas vendbanimit, në Shkup ka 143 të infektuar, Dibër 45, Kumanovë 20, Shtip dhe Prilep 8, Tetovë 4, Ohër, Veles dhe Strugë me nga 3, Kavadar 2, dhe Gostivari dhe Manastiri me nga një.

Nga MSH njoftojnë se këtë mëngjes një pacient vdiq në moshën 66 vjeçare nga zona e Strugës.

“Ajo dhe burri i saj u diagnostikuan dje me koronavirus pozitiv. Pacienti kishte sëmundje të zemrës, sëmundje kronike pulmonare dhe tension të ngritur”, shprehen nga MSH.

Sipas sondazhit epidemiologjik, familja e të ndjerës kishte qenë në Dibër pak para se të shpallej gjendja e krizës në Dibër (13 Mars) kan qen në vizit në Dibër dhe kan pas kontakt me njërin prej mjekëve të sëmurë , dhe pasi zbulohet se edhe ai ishte i infektuar me koronavirus, familja ka qen në vetizolim shtëpiak.
Pasi u shfaqën simptomat e para tek e ndjera, ajo pati rezervuar termin për një test për koronavirus më 24 mars tek mjekut amë. Brisi iu mor më 26 Mars, kurse rezultatet aritën gjatë ditës së djeshme.
Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të pacientes, mjeku amë menjëherë rekomandoi shtrimin në spital të Njësisë së Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Ohrit, por pasi rezultatet ende nuk kishin aritur,iu refuzua një gjë e tillë.
Ministria njoftoi se do të bën revizion të plotë të rastit për të përcaktuar nëse ekziston një lëshim nga ana e mjekëve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share