Prokuroria e Gostivarit ka propozuar 12 dënime për mosrespektim të masave

Që kur është vendosur ora policore dhe ndalesa për të punuar lokalet, në territorin e Gostivarit ka pasur 12 shkelje të këtyre rregullave. Dy janë kundër dy pronarë lokalesh, të cilët janë hasur duke punuar dhe shërbyer klientë, një në Gostivar dhe tjetri në Dobërdoll.

Më në numër janë shkeljet e orës policore, gjithset ka pasur tetë shkelje të tilla, ku në pjesë të ndryshme të qytetit janë hasur qytetarë duke lëvizur pas orës 21, disa në këmbë, disa me automjtete e tyre.

Njëri nga këto qytetarë ishte hasur nga policia pas orës 21 në Tetovë. Dy rastet e tjera kanë të bëjnë me mosrespektim të vetëizolimit. Edhe pse kanë nënshkruar deklaratë, pasi janë kthyer nga vendet me rrezik nga pandemia, të njejtit nuk e kanë respektuar karantinën 14 ditore. Njëri prej tyre as orën policore.

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka dorëzuar propozim për shqiptimin e dënimit në të holla për të gjithë personat e lartpërmendur, shkeljet e të cilëve kanë ndodhur nga data 17 deri me 26 mars.

Aktualisht në Komunën e Gostivarit dhe të Vrapçishtit ka ka 238 persona në karantinë, prej tyre 116 janë nga Gostivari, 28 vetëm në fshatin Çegran dhe 94 nga Komuna e Vrapçishtit. Deri tani në qytetin e Gostivarit janë testuar 25 persona, ku vetëm një person mbetet pozitiv me koronavirus.

Ndryshe, ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do të fillojë në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00, sipas vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes gjatë uikendeve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share