Mali i Zi, 22 raste të reja me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi, bëri të ditur, se të enjten janë analizuar 78 kampione prej të cilëve rezultuan 22 raste të reja të infektuar me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm në 69 të prekur. Ndërkohë mbi 6 mijë persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare, kurse mbi 1 mijë persona gjenden në karantinat institucionale.

Numri më i madh i të infektuarve është në rajonin e Tuzit në Malësi ku numëron 26 raste të infektuar me koronavirus dhe javëve në vijim pritet një rritje edhe më e dukshme e koronavirusit.

Trupi Kombëtar i Koordinimit të luftës kundër sëmundjeve Infektive në Mal të Zi, vendosi të martën vonë që banorët e Tuzit të izolohen në shtëpitë e tyre, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

Në mëngjesin e hënës një 65 vjeçar u bë viktima e parë e koronavirusit në Mal të Zi. Autoritetet thanë se viktima, nga qyteti Herceg Novi, ishte shtruar në spitalin infektiv të Qendrës Klinike të Malit të Zi.

Sipas mjekëve 65 vjeçari kishte sëmundje shoqëruese dhe se gjatë muajit mars kishte qëndruar në Serbi ku, sipas tyre, edhe u infektua. Mali i Zi po zbaton aktualisht masa të rrepta për sa i takon qarkullimit të popullatës, grumbullimit apo lëvizjes së saj. Ndërkohë disa qytete po shërbejnë si karantinë./voa

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share