Vrapçisht, 94 persona në izolim shtëpiak

Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka raste të regjistruara me Koronavirus e as nuk është rritur numri i banorëve që janë kthyer nga vendet me rrezik. Këtë e konfirmoi vetë kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, i cili theksoi se numri i banorëve që janë në vetëizolim në Vrapçisht është 94.

Nuk kemi numër në rritje të rasteve. Kemi diku 94 persona dhe aq ka ngelur numri. Banorët kanë një vetëdije të lartë dhe respektojnë në përpikmëri vendimet e qeverisë. E ndjej obligim ti përshëndes për vetëdijen e lartë dhe mirëkuptimin që kanë treguar në këtë kohë pandemie”.

Shabani deklaroi se Shtabi lokal i emergjencave pranë Komunës së Vrapçishtit është në gatishmëri të banorëve për çdo nevojë 24 orë.

Për çdo nevojë që kanë banorët, le ti drejtohen shtabit komunal i cili është në gatishmëri të çdo banori. Ne jemi 24 orë në shërbim të tyre për të u’a siguruar gjërat për të cilat kanë nevojë”.

Këto deklarata Kryetari i Komunës së Vrapçishtit i bëri gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencës që u mbajt sot në Komunën e Gostivarit, pjesë e së cilës është edhe ai.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share