Shtabi i emergjencave pranë Komunës së Gostivarit mbajti mbledhjen e katërt

Deri sot në Gostivar janë testuar 25 persona, ku vetëm një person mbetet pozitiv me koronavirus,edhe atë personi që u zbulua javën e kaluar. Informacioni u bë i ditur në mbledhjen e katërt të Shtabit të Emegjencave pranë Komunës së Gostivarit, i cili edhe sot filloi me matjen e temperaturës tek të githë pjesëmarrësit.

Kryetari Arben Taravari bëri të ditur se situata mbahet nën kontrollë, dhe aktualisht nga pushteti lokal në Gostivar nuk zhvillohet asnjë aktivitet tjetër,përpos preventivës kundër Covid 19.

Pas takimit, kryetari Taravari tha se Gostivari aktualisht ka situatë stabile dhe falenderoi qytetarët që i respektojnë masat mbrojtëse.

Gjatë mbledhjes kryetari Taravari theksoi se duke nis prej sot, lejet për qarkullim të punonjësve pas orës 21 do të jepen nga ana e Komunës së Gostivarit.Për këtë Komuna ka vendour në dispozicion edhe një numrin e telefonit 072 233 334.

Gjithashtu,gjatë mbledhjes,sot u theksua se do të ndalohen së vepruari të gjitha shoqatat që shpërndajnë ushqime dhe mjete higjienike në Gostivar përderisa zgjat kjo gjendje e jashtëzakonshme.

Kjo, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, bëhet pasi me këtë formë veprimi jashtë institucioneve dhe pa trajtim adekuat, në vend të prevenimit, mund të ndikohet në përhapje të virusit. Vendimi do të merret në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq në Gostivar.

Sa u takon qepjes dhe donacionit të maskave, ai tha se edhe kjo duhet të ndalohet, pasi në vend të mbrojtjes edhe më shumë mund t’i infektojmë qytetarët, sepse maskat në kushte shtëpiake të përgatitura, janë të pa sterilizuara.

Për çdo ndihmë, ai apeloi qytetarët, të kosultohen paraprakisht me institucionet përkatëse.

Situata vazhdon të mbetet shqetësuese, por nuk ka vend për panik, tha më tej kryetari Taravari, prej ku ka paralajmëruar mbledhjen e ardhshme të Shtabit të Emergjencave të hënën e javës së ardhshme me fillim në ora 10.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share