Komuna e Gostivarit nga sot ka xhiro-llogari të bllokuar, mbetet pa para në buxhet

Komuna e Gostivarit nga sot ka xhiro-llogari të bllokuar, edhe pse me vendim qeveria urdhëroi që përmbaruesit nuk kanë të drejt për të kryer procese përmbaruese. Që situata të jetë edhe më alarmante, kjo ndodh kur e gjithë bota është në luftë me pandeminë nga Covid-19.

Urdhëri, për ta lënë në këtë periudhë Gostivarin pa para, ka ardhur përmes direktivave të një subjekti politik në Gostivar, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari që spjegoi se përgjatë qeverisjes së saj, partia në fjalë, u ka paguar zjarrfikësve në Gostivar paga 20 përqind më të ulta sesa parasheh ligji, shtoi më tej ai.

Qytetarë të nderuar, Ju jeni mësuar Komuna e Gostivarit mos ketë buxhet, mos funksionon, të ketë çdo ditë inspekcione, aq sa nëse nuk kemi ndonjë kotrollë ose pengesë, nuk e llogarisim atë ditë. Nga mëngjesi i sotëm na kanë marrë të gjitha paratë në buxhet prej disa aktivistëve të një partie, të cilët me instruksione të partisë së tyre, sot e kanë bllokuar xhiro-llogarinë. Këtë e kanë kryer me një përmbarues i cili nuk u përmbahet rregullave, i cili pa njoftim paraprak, e ka bllokuar xhiro-llogarinë. Por, pavarësisht kësaj, unë u them qytetarëve të jenë komot, do ta tejkalojmë edhe këtë situatë edhe pse ndodh në një periudhë shumë të rëndë një institucioni t’i bllokohet xhiro-llogaria, është skandaloze”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bëri të ditur se edhe përskaj marrëveshjes me zjarrfikësit që borxhi të pranohet dhe t’u paguhet në këste, siç tha, partia u jep urdhër militantëve të saj të punësuar në Njësitin Territorial Kundër Zjarreve në Gostivar, procedura të shkojë në përmbarim.

Kryetari Taravari bëri të ditur se borxhi i krijuar ndaj zjarrfikësve është bërë gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017.

Ai tha se shuma që duhet t’u paguhet zjarrfikësve është 100 mijë euro, një shumë jo shumë e lartë, por vështirë se sot këto para mund të grumbullohen kur qytetarët nuk paguajnë tatime për shkak të gjendjes që mbretëron në vend.

Për situatën e krijuar e ka njoftuar edhe kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, i cili ka thënë se nuk ka njohuri për këtë çështje.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share